Meta takohet me Orban: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë

12:53 | 6 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Presidenti Ilir Meta,  në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Hungari, zhvilloi një takim me kryeministrin e hungarisë, Viktor Orbán.

Meta i shprehu mirënjohjen kryeministrit Orbán për mbështetjen domethënëse dhe pa rezerva, që i ka dhënë Shqipërisë  për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Orbán, duke shprehur gatishmërinë për nxitjen dhe rritjen e investimeve hungareze në të gjitha fushat ku Shqipëria ka interes, e siguroi presidentin Meta për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të qeverisë së tij për Shqipërinë dhe shqiptarët./vizionplus/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme