Google ADS

Etiopia nis mbushjen e gigës gjigante në Nilin e Kaltër

12:52 | 6 Korrik 2021
A. B.

Ministri i Ujitjes i Egjiptit tha të hënën se ka marrë njoftim zyrtar nga Etiopia se ky shtet e ka nisur mbushjen e rezervuarit prapa digës gjigante për vitin e dytë radhazi.

Përmes një deklarate, ministri Mohamed Abdel Aty tha se Egjipti e ka informuar Etiopinë për kundërshtimin kategorik të këtij veprimi, të cilin e vlerëson si kërcënim për stabilitetin rajonal, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info

Etiopia thotë se diga e saj në Nilin e Kaltër është jetike për zhvillimin ekonomik dhe ofrimin e energjisë elektrike për popullsinë e saj.

Egjipti këtë digë e sheh si kërcënim të madh për furnizimin me ujë të Nilit, në të cilin varet pothuajse tërësisht. Sudani, nëpër të cilin gjithashtu rrjedh Nili, ka shfaqur shqetësim për sigurinë e digës dhe për ndikimin që ajo do të ketë në digat dhe qendrat sudaneze për menaxhimin e ujit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Ujitjes në Egjipt tha se vëllimi i ujit të grumbulluar do të varet nga sasia e reshjeve në Etiopi. “Ne nuk do të shohim ndonjë efekt tani në Nil. Kemi një muaj ose një muaj e gjysmë para nesh”, tha Mohamed Ghanim.

Egjipti dhe Sudani kanë nisur një fushatë diplomatike për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme rreth operimit të digës gjigante, por bisedimet mes tri shteteve kanë ngecur disa herë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme