Kryetari socialist i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, është arrestuar sot në zbatim të një vendimi gjykate të kërkuar nga SPAK, raporton noa.al.
Tushe dyshohet se është përfshirë në afera korruptive dhe bashkë me të janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë.
Arrestimet u bënë në mënyrë demonstrative në bashkinë e Lushnjës ku shkuan shumë forca policore dhe speciale.
Tre furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në bashki e më tej në zyrat e Ndërmarrjes së Pasurive Publike.
Ky operacion anti-korrupsion koordinohet nga SPAK dhe dyshohet se kemi të bëjmë me disa akuza që lidhen me tenderët dhe shpërdorimin e detyrës.
Fatos Tushe drejton prej 3 mandatesh bashkinë e Lushnjës. Në 31 dhjetor 2019, Tushe mbeti i plagosur në zyrë, pasi shoferi i tij, Gëzim Saraçi, në debat e sipër i hodhi një granatë.
Reagon Kryeministri Rama
“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”./noa/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...