Google ADS

Parkingu i komunës së Suharekës lëshohet në shërbim të mërgimtarëve

11:04 | 6 Korrik 2021
V. S.

Komuna e Suharekës me anë të një vendimi lejoi qasjen e veturave me targa të huaja brenda oborrit të komunës.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga 5 korrku dhe vlen deri më 31 gusht.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i tij:

“Parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë.

Poashtu edhe hapsira e Tregut Javor, u lejohet për parking me perjashtim të ditës së tregut (E Marte).

Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve të tyre.

Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj.
Ne jemi në shërbimin tuaj !

Bali Muharremaj”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme