Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha sot në mëngjes prezantoi prioritetet e vendit të tij e cila do të udhëheq me presidencën e BE-së, në mesin e të cilave është edhe Ballkani Perëndimor. Sllovenia shpreson që në këto gjashtë muajt me presidencën e BE-së do të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton AIM nga Brukseli.
Jansha sot para eurodeputetëve tha se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE-në, me çka Lubjana do të organizojë takim të liderëve të BE-së dhe rajonit në muajin tetor në Slloveni.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e përshëndeti vullnetin e Sllovenisë që kthen në rendin e ditës Ballkanin Perëndimor, parasë gjithash me organizimin e samitit të tetorit.
“Jam e sigurt se samiti i Ballkanit Perëndimor do të jep sinjal të rëndësishëm deri tek vendet e prekura se ato janë partnerë strategjikë për BE-në dhe shpresojë që presidenca sllovene do të mund të jap dritë të gjelbër për procedurat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kjo është në interes tonin dhe është çështja e besimit: në BE dhënia e premtimeve duhet të përmbushen”, tha Leyen./Telegrafi/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...