Google ADS

Të akuzuarit për vrasjen e Ivanoviqit deklarohen të pafajshëm

10:30 | 6 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Të akuzuarit për vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq kanë mohuar akuzat.

Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, akzuhet për vrasjen e Ivanoviqit në vitin 2018.

Në këtë seancë Nedeljko Spasojeviq dhe Zharko Jovanoviq pranuan fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje në deklarimin e parë, por më  pas Nedeljko Spasojeviq ka mohuar edhe këtë vepër.

Nga Prokuroi  është kërkuar që Gjykata të procedojë me zbatimin e masave në lidhje me ata që kanë pranuar veprën penale të armëmbajtës pa leje.

Avokati i të akuzuarit Spasojeviq, është shprehur se përshkrimi dhe cilësimi i aktakuzës është keqëformuluar.M.D/arbresh.info/.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme