Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, është vetë-izoluar dhe ka anuluar angazhimet e saj. Është mësuar se Kate ka takuar së fundmi një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ky lajm është konfirmuar dhe nga zyra e saj ditën e sotme.
“Javën e shkuar Dukesha e Cambridge takoi një person që ka rezultuar më pas pozitiv me Covid-19. Dukesha nuk ka asnjë simptomë, por po ndjek të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë dhe është vetë izoluar në shtëpi”, ka thënë një zëdhënës i Pallatit Kensington.
Javën e shkuar ajo mori pjesë në disa evente të ndryshme, ku më i rëndësishmi ishte kampionati i tenisit ditën e premte. Ditën e sotme ajo do të shkonte në një event për 73-vjetorin e shërbimit mjekësor britanik së bashku me Princin William, të cilit nuk i është kërkuar të vetë-izolohet.
William u prek vetë nga Covid-19 prillin e shkuar, thuajse në të njëjtën kohë me babain e tij, princin Charles. Në media u tha se ky i fundit e kaloi shumë keq sëmundjen nga virusi, por fatmirësisht babë e bir e kaluan pa pasoja të rënda.
Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë, Princi William zbuloi së bashku me vëllain e tij, Primcin Harry skulpturën më të re në nder të Princeshë Dianës, e cila do të kishte festuar 60-vjetorin nëse do të ishte gjallë.
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka