Google ADS

Sarabia mungon kundër Italisë

22:59 | 5 Korrik 2021
KRG

Selektori  i Spanjës, Luis Enrique  ka konfirmuar mungesën e lojtarit Pablo Sarabia në  ndeshjen e gjysmëfinales së “Euro 2020” kundër Italisë.

Spanjolli është detyruar të largohet nga fusha në ndeshjen  kundër Zvicrës përshkak të një lëndimi muskulor.

Sulmuesi ka munguar  edhe në stërvitje që u zhvillua në vikendin e kaluar.

“Dje, Aymeric Laporte nuk u stërvit dhe dikush tjetër për asnjë arsye të veçantë, sepse ne i dhuruam atij tjetër opsion”.

“Të gjithë janë gati pos Sarabia. Fizikisht janë mirë dhe të lodhur”, tha ai selektori spanjoll në një konferencë për media./arbresh.info/

 

Të ngjashme