Ndër vendimet e para të kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqit, është që deputetët e këtij subjekti, s’do të jenë anëtarë të kryesisë së partisë.
19 deputetë nga PDK, fituan një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Por këta deputetë nga partia më e madhe opozitare në vend, tash e tutje, betejën politike, do ta zhvillojnë vetëm si të zgjedhur të popullit.
Krejt kjo, pas një vendimi të kryetarit të ri të PDK-së, Memli Krasniqit.
E vendin e tyre në kryesinë e PDK-së, sipas Krasniqit, do ta zënë vetëm ata që, sipas tij, janë rritur brenda Partisë Demokratike të Kosovës.Por ky, nuk është vendimi i vetëm që kryetari i ri, e shpalosi në Konventën e 10-të të PDK-së.
E kjo politikë e Memli Krasniqit, bëri që analistët, ta krahasojnë Memli Krasniqin, me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Ndërkohë me zgjedhjen e Krasniqit në krye të PDK-së, Kadrijaj thotë që PDK, nuk do të quhet më vetëm parti e dalë nga lufta.
Ndërkohë, të hënën, Memli Krasniqi ka zhvilluar edhe takimin e parë si i pari i PDK-së.
Ky në takim priti udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj.
Ndërsa për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së, të hënën mori urime edhe nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë./gazetaexpress/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...