Google ADS

U dënua 10 vjet për krimin që bëri në luftë, QKRMT do të ankohet në Apel për Vukotiqin

19:14 | 5 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka paralajmëruar ankesë në Apel për vendimin ndaj Zoran Vukotiqit.

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli Zoran Vukotiqin përgjegjës për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe e dënoi me 10 vjet burgim.

Fatmire Tahiri, e cila merret me çështjet ligjore në QKRMT, tha se nuk janë të kënaqur me dënimin e dhënë ndaj Vukoviqit dhe se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit, shkruan arbresh.info.

“Ne e kemi mirëpritur dënimin e kriminelit por ne si organizatë nuk jemi te kënaqur për dënimin e dhënë sepse ai meriton shumë më shumë vite burgim, por do t’i paraqesim ankesat tona dhe do të shkojmë në Gjykatën e Apelit, për të kërkuar dënimin e merituar të atij dhunuesi”, shprehet Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme