Google ADS

Dy motra norvegjeze i mbyt rrufeja, e treta lëndohet dhe dërgohet për trajtim në spital

17:38 | 5 Korrik 2021
Arbresh.info

Dy motra humbën jetën kurse e treta është lënduar, kur u goditën nga rrufeja derisa po shëtisnin nëpër male në Norvegji.

Benedikt Mirset, 12-vjeçe dhe motrën e saj Viktoria gjithashtu 12-vjeçe nga Oslo, i goditi rrufeja gjatë vikendit të kaluar në Melshorn, destinacion i njohur turistik në Hareid.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se motra e tretë është lënduar dhe dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt në Bergen.

Kryetari i Hareidit, Bernt Brandal, ka thënë se bëhet fjalë për një “rast tragjik” që askush nuk ka mundur ta parashikoj, pasi që kushtet klimatik “kanë ndërruar shumë shpejtë”.

Në anën tjetër, televizioni norvegjez NRK ka raportuar se atë mbrëmje janë regjistruar mbi 800 goditje rrufesh./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme