Google ADS

Vetëvendosje mburret më Qeverinë për ndarjen e milionave për punësim

15:32 | 5 Korrik 2021
V. S.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike edhe një herë masat e ndërmarra nga Qeveria e Albin Kurtit për ringjalljen e ekonomisë.

Përmes një postimi në facebook, kjo parti është mburr më milionat e ndarë nga Qeveria Kurti për hapjen e vendeve të punës.

Postimi i plotë:

1/5 e masave për ringjalljen ekonomike, prezantuar nga Qeveria e Kosovës

Me prezantimin e pakos për ringjalljen ekonomike, qeveria e Kosovës ka treguar se për prioritet ka çështjen e punësimit. 50 milionë euro janë ndarë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e drejtpërdrejt të punëkërkuesve.

– 10 milionë euro qeveria do t’i ndajë për të gjithë ata dhe ato që kanë humbur vendin e tyre të punës përgjatë periudhës mars 2020 − prill 2021. Për çdo të ri të punësuar qeveria do ta subvencionoj pagën në 3 muajt e parë në vlerë prej 170 euro në muaj.

– 10 milionë euro qeveria do t’i ndajë për mbështetjen e secilit të punësuar të ri që nuk ka qenë i punësuar në 3 muajt e fundit e që deklarohet në ATK. Secilit prej tyre do t’iu paguhen kontributet pensionale në vlerë prej 10% të pagës për 12 muaj me radhë.

– 5 milionë euro për ta mbështetur punësimin e grave. Secilës grua që nuk ka qenë e punësuar në 3 muajt e fundit, e që punësohet, do t’i subvencionohet 50% e pagës për 3 muajt e parë, deri në maksimumin prej 150 euro në muaj. Pas periudhës tremujore, do të subvencionohet kontributi pensional.

– 10 milionë euro për ta filluar qysh këtë vit skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë e moshave 18-24 vjeç, ku secilit të ri do t’i garantohet puna e parë, e subvencionuar nga shteti në nivelin e pagës minimale.

– 5 milionë euro për mbështetjen e trajnimeve dhe punësimit në TI. Për të orientuar talentet e reja drejt fushës së TI-së, do të ndahen kuponë me anë të të cilëve mund të ndiqen kurse për TI, apo trajnime në praktikë. Atyre që përfundojnë kursin apo trajnimin me sukses, do t’u ofrohet mbështetje në punësim për 3 muajt e parë.

– 5 milionë euro për punësimin e personave me nevoja të veçanta. Në funksion të arritjes së synimit për një shtet të barabartë për të gjithë, qeveria e Kosovës do ta mbështes secilin të punësuar me aftësi të veçanta me 50% të pagës, deri në maksimum 150 euro në muaj. Mbështetja do të bëhet për 6 muajt e parë.

– 5 milionë euro për skemën e granteve për zanatet. Me qëllim të adresimit të shkallës së lartë të papunësisë në vend si dhe aftësimit profesional në zanate, qeveria do t’i mbështesë me grante për vetëpunësim të gjithë ata që janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja, për të cilat do të certifikohen. Vlera e këtyre granteve arrin shumën deri në 3,000 euro, ku granti do të mbulojë blerjen e pajisjeve dhe themelimin e biznesit, pas përfundimit të trajnimit me sukses dhe certifikimit./arbresh.info/

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "PAKOJA E RINGJALLJES EKONOMIKE Masa e pare 50 MILIONE EURO MBESHTETJE PER PUNESIM 10 MILIONE EURO PER RIKTHIMIN ATYRE QE KANë HUMBUR VENDIN E PUNES GJATÄ PANDEMISE 10 MILIONE EURO PER ΤΑ MBESHTETUR FORMALIZMIN E PUNESIMIT 5 MILIONE EURO MBESHTETJE PER PUNESIMIN E GRAVE 10 MILIONE EURO PER SKEMÄN E PUNESIMIT Të GARANTUAR PER Të RINJTE 5 MILIONE EURO PER TRAJNIMIN DHE PUNESIMIN NỀ TEKNOLOGJI INFORMATIVE 5 MILIONE EURO PER ΤΑ MBESHTETUR PUNESIMIN E PERSONAVE ME NEVOJA TẾ VEÇANTA 5 MILIONE EURO PER SKEMÄN E GRANTEVE PER ZANATET"

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme