Sipas një studimi të kryer në Izrael, vaksinat e Pfizer-BioNTech janë 70 për qind efektive kundër variantit shumë ngjitës Delta të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Rezultatet e hulumtimit të Universitetit Hebraik mbi efikasitetin e vaksinës u botuan dje nga Korporata Publike e Transmetimeve e Izraelit (KAN).
Gjetja e re krahasohet me shkallën e efektivitetit 95 për qind të vaksinës kundër valëve të hershme të virusit.
Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, thuhet se është përgjegjës për më shumë se 90 për qind të rasteve të reja të COVID-it në Izrael gjatë dy javëve të fundit.
Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka marrë jetën e mbi 3,97 milionë personave në mbarë botën me rreth 183,74 milionë raste të raportuara, sipas Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon