Google ADS

Maqedoni: Sot do të vendoset nëse do të ketë kufizime për shkak të llojit Delta të coronavirusit

08:48 | 5 Korrik 2021
V. S.

Komisioni për Sëmundjet Infektive do të mblidhet sot për të diskutuar nëse do të vendosen kufizime, për shkak të përhapjes së llojit Delta të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se edhe pse disa nga anëtarët e KSI-së ishin me pushime, tashmë është duke u analizuar dhe hulumtuar për këtë lloj të virusit dhe mendimet e anëtarëve të Komisionit do të dëgjohen sot.

Komisioni gjithashtu do të vlerësojë nëse duhet të vendoset masa për kryerje të testeve për hyrjen në Maqedoni.

“Rreziku duhet të vlerësohet dhe duhet të diskutohet nëse kjo është masa e duhur me të cilën ne me të vërtetë mund të mbrohemi”, tha ministri Filipce.

Aktualisht, karantina 14-ditore vlen vetëm për udhëtarët nga India. Për pjesën tjetër, hyrja në RMV nuk është e kushtëzuar./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme