Bastionet e krijuara për vite nga partitë politike nëpër Komuna të Kosovës, sipas njohësve të çështjeve politike do të rrënohen nga Lëvizja Vetëvendosje e cila po shihet si favorite e zgjedhjeve komunale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti.
Analisti Fatmir Sheholli, për arbresh.info tha se Vetëvendosje do të rrënoj bastionet e shumta të LDK-së, PDK-së, dhe AAK-së.
“Jemi edhe tre muaj larg zgjedhjeve mirëpo ajo që vërehet, është një fryme me avancuese për VV. Konsideroj që VV do të ecë në frymën e fitores së saj dhe do të rrënojë bastionet e shumta edhe të LDK, edhe PDK por edhe AAK”, deklaroi Sheholli.
Edhe pse zgjedhjet lokale dallojnë nga ato parlamentare, analisti Fitim Salihu për arbresh.info tha se edhe pse favorite do jetë VV-ja, partitë si PDK-LDK-AAK, do të marrin disa komuna, krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Zgjedhjet lokale kane një logjike tjetër nga zgjedhjet parlamentare. Kështu ka qenë gjithnjë në Kosovë në këto njëzet vite. Natyrisht, marrë përgjithësisht, Vetëvendosja është favorite. Por, mendoj qe PDK, LDK e AAK do të dalin në disa komuna më mirë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit”, tha Salihu.
Ndërsa sipas analistit Blerim Burjani, Vetëvendosje do të fitojë 70%të komunave.
“PDK mund t’i ruaj komunat si në vijim që janë më të sigurta që mund t’i fitojnë në këto zgjedhje lokale Gllogovcin, Ferizajn, AAK të sigurt mund ta ketë vetëm Deçanin, LDK Pejën, Fushë Kosovën , gjasat janë që rreth 70% te komunave me i fitue VV, deri diku 30% opozita. Pra kemi të bëjmë me një trend negative për pozitën dhe mënyrën e të menduarit të qytetarëve’, tha Burjani.
Ndryshe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale./ S.D/ arbresh.info/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty