Futbollisti kroat, Ante Rebiq, po pret sanksionet e Federatës vendase për shkak të sjelljeve të papërshtatshme pas eliminimit në EURO 2020.
Rebiq përballet me një dëbim gjashtë-mujor nga ekipi kombëtar kroat, përveç një gjobe prej 600 deri në 5 mijë e 300 euro nëse merr një raport nga përzgjedhësi Zlatko Daliq ose punëtorët kompetentë, raportojnë mediat kroate.
Rebiq bëri kritika në Instagramin e tij për të gjithë ekipin kombëtar dhe posaçërisht për përzgjedhësin Daliq.
“Në fund të fundit, nuk ka rëndësi se kush është ‘fajtori’. Fakti është që ne kemi qenë duke dh*… 2-3 vjetët e fundit. Personalisht, më vjen keq që nuk kishim dikë që të përdorte këtë brez të talentuar + dy gjeni (L dhe M) për të bërë diçka (shumë) më shumë në këtë kampionat”, shkroi ai.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...