Një vajzë 18 vjeçare në Xhenova të Italisë humbi jetën, pak ditë pasi kishte marrë vaksinën AstraZeneca, raporton noa.al duke cituar mediat italiane.
Vajza ishte paraqitur në një qendër vaksinimi në qytetin e saj Genova, në kuadër të ditëve të hapura që po aplikohen në Itali ashtu si dhe në Shqipëri.
Një trombozë që pësoi pas vaksinimit, i mori jetën vajzës së re.
Mjekja eksperte Antonella Viola bëri një deklaratë të fortë publike të dielën kur tha: “Ju lutem mos merrni dozën e dytë të AstraZeneca, merrni një vaksinë tjetër, por jo atë”.
Jo vetëm kaq, ajo bëri thirrje që ti jepet fund ditëve të hapura për vaksinimin e moshave të reja.
“Është e qartë se kur bëhet fjalë për vaksinimin e moshave të reja, rreziqet janë më të mëdha se përfitimet. Nga ana tjetër, të rinjtë e kalojnë lehtë kovidin ndaj nuk ka pse bëhet e gjitha kjo”.
Antonella Viola shpjegoi se informacioni i saj bazohet në studime shkencore, prandaj nuk është thjeshtë një alarmim. “Për të mos pasur dyshime, mjafton të lexosh një studim të botuar në revistën Science, ku shpjegohet se si në moshën e re, rreziqet e marrjes së këtyre vaksinave janë më të mëdha se përfitimet. Tek të rinjtë, rreziku i pasojave serioze për shkak të Covid është shumë i ulët. Kjo është arsyeja pse Franca ka vendosur të kufizojë dy vaksinat vektoriale virale tek njerëzit mbi 55 vjeç”, shpjegoi Viola, në një intervistë me “Corriere della Sera”. /noa.al
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...