Ramiz Lladrovci thotë se është i pakonkurrencë në Drenas

23:57 | 4 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Ramiz Lladrovci është i bindur se do t’i fitojë sërish zgjedhjet në Drenas.

Ramiz Lladrovci është zgjedhur si kryetari me performancën më të mirë nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit lokal.

Lladrovci ka përmbushur shumicën e premtimeve që ka bërë dhe për këtë thotë se e ka arritur me diciplinë dhe punë.

Sipas tij, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ai do të arrijë të fitojë pa balotazh, ku në një intervistë për lajmin thotë se do të marrë 68% të votave.

Ndryshe, Lladrovci ka thënë se ai do të vazhdojë të mbaj numrin e njëjtë të drejoreshave, por thotë se qysh i emëron mund t’i shkarkojë nëse nuk punojnë si duhet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme