Studiuesit nga Universiteti Edith Cowan (ECU) në Australinë Perëndimore kanë zbuluar se vetëm dy racione fruta në ditë zvogëlojnë shanset e zhvillimit të diabetit tip 2 deri në 36 për qind.
“Në këtë studim, ne provuam një lidhje midis marrjes së frutave dhe ndjeshmërisë më të mirë të insulinës”, tha autorja e studimit Nicola Bondono, që do të thotë që subjektet që konsumuan më shumë fruta duhej të kompensonin më pak insulinë për të ulur nivelet e glukozës në gjak.
Ky zbulim, shton Bondono, është veçanërisht i rëndësishëm pasi nivelet e larta të insulinës në qarkullim mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe, përveç diabetit, shoqërohen me presion të lartë të gjakut, mbipeshë dhe sëmundje të zemrës.
“Shumë njerëz gabimisht besojnë se njerëzit me diabet duhet të shmangin frutat, por ky studim provoi të kundërtën”, tha Bondono, duke shtuar se frutat janë të shkëlqyeshme për uljen e rrezikut të diabetit pasi kanë shumë fibra dhe sheqer natyral.
Sidoqoftë, ajo paralajmëron, se njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë vëmendje marrjes së frutave të thata dhe lëngjeve të ndryshme të frutave, pasi ato janë burime shumë më të përqendruara të sheqerit sesa vetë frutat.
“Lëngu i frutave shpesh është vetëm sheqer i përqendruar pa fibra dhe në trup shpesh reagon njësoj si pijet e gazuara plot sheqer”, shpjegon dietologia nga Qendra Mjekësore e UCLA, Elise Hunes, për Healthline.
“Diabeti i tipit 2 mund të parandalohet ose vonohet duke ndryshuar mënyrën e jetës”, kujtoi Elise, e cila rekomandon humbjen e peshës dhe një rritje të konsiderueshme të aktivitetit fizik për personat me këtë gjendje.
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...