Inter përshpejton operacionet e tregut të transferimeve pas shitjes së Hakimit te PSG.
Në orët e fundit, përkundër interesimeve për Zappacosta, Bellerin dhe Marcos Alonso, drejtuesit zikaltër duket se dëshirojnë të përqendrohen te Denzel Dumfries, mbrojtësi i PSV Eindhoven i cili doli në dritë gjatë kampionatit të fundit Evropian me ekipin kombëtar Hollandez.
Negocimi nuk do të jetë i lehtë, duke pasur parasysh që çmimi do të ishte rreth 20 milion euro, por një lajm i mirë po vjen nga Hollanda nga trajneri aktual i PSV Eindhoven, Roger Schmidt.
“Dumfries? Unë nuk mendoj se ai dhe Malen do të luajnë këtu vitin tjetër, tashmë ishte e qartë para verës”, ka thënë Schmid.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...