Ish-ushtari i UÇK-së ka mbetur pa shtëpi, kërkohet ndihmë

21:22 | 4 Korrik 2021
M. A.

Erdhi nga Bujanoci me një qëllim të qartë para vetes. Të luftoj për t’i çliruar tokat shqiptare nga okupatori serb. Këtë rrugëtim të gjatë Basri Sylejamni e filloj duke dhënë betimin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Duke jetuar për 22 vite në banesa me qera në Kosovë, pasi që e ka të pamundur të kthehet përsëri në vendlindje për shkak të luftës, bashkëluftëtarët e tij u bënë bashkë për t’i gjetur nje zgjidhje te vendbanimit.

Brigada 114 “Fehmi Lladrovci” merr iniciativë për t’i ndërtuar shtëpi.

Njoftimi i plotë

INICIATIVË nga Batalioni i parë, Brigada 114 “Fehmi Lladrovci”

I ftojmë të gjithë njerëzit vullnetmirë të marrin pjesë në iniciativën tonë për ndihmë të një veterani të UÇK-së i cili në mënyrë vullnetare iu bashkangjit Ushtrisë çlirimtare të Kosovës atëherë kur kishim më së shumti nevojë, dhe i cili sot ka nevojë për ndihmën tonë. Bëhet fjalë për veteranin BASRI SYLEJMANI nga Bujanovci që me vullnetin më të madh iu bashkangjit UÇK-së dhe jepi kontribut të jashtëzakonshëm deri në çlirimin e Kosovës. Basri Sylejmani, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, përveq problemeve tjera që sjell kjo gjendje, ende nuk ka mundur të zgjidhë problemin e banimit për vete dhe familjen e tij. Në pamundësi që të kthehet në vendin e tij dhe në pamundësi që të zgjidhë problemin e banimit, Basriu sot kërkon ndihmën e të gjithë njerëzve vullnetmirë për të siguruar një kulm mbi kokë. Iniciativa jonë përfshinë grumbullimin e parave për ti siguruar blerjen e një banese, ku ai më në fund pas 22 viteve pas çlirimit të vendit, të fle i qetë me familjen e tij dhe të mos mendoj për këtë problem. UÇK-ja është Vlerë, Basri Sylejmani ishte pjesë e asaj vlere. Prandaj mos hezito por kontribo. Numri kontaktues: +38344145424

/arrbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme