Torino ka zyrtarizuar transferimin e Etrit Berishës.
Portieri i kombëtares shqiptare ka ardhur si zëvendësim i Samir Ujkanit, të cilit i skadoi kontrata me ekipin italian.
Ish selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi pasur lëvdata për Berishën.
“Një djalë i jashtëzakonshëm, i edukuar në të gjitha sjelljet e tij. Etriti matet gjithmonë, pavarësisht rolit të tij dhe është gjithmonë i vëmendshëm. Torino ka siguruar një profesionist me një dëshirë të madhe për të mësuar. Ai punon shumë. Fizikisht dhe atletikisht ai arrin të bëjë gjëra mjaft domethënëse. Sipas mendimit tim, ai është një djalë i shkëlqyeshëm dhe një profesionist i shkëlqyeshëm” deklaroi De Biasi për Toro News.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...