Google ADS

Me vendim të Mehajt, flamuri amerikan ngritët në kazermat FSK-së, në shënim të 4 korrikut

10:50 | 4 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritët flamuri amerikan.

Mehaj ka thënë se këtë vendim e ka marrë për të nderuar të gjithë burrat e gratë e kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin, jo vetëm të kombit amerikan, por edhe të gjithë popujve tjerë liridashës në Botë.

“Si Ministër i Mbrojtjes dhe si qytetarë i Republikës së Kosovës, uroj nga zemra të gjithë burrat e gratë e vendit mik, SHBA-së, me të cilët bashkë, si një trup i vetëm, po rrugëtojmë në zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme