Rrugët më të rrezikshme për të udhëtuar në vendin tonë janë tre segmente në veri të vendit, kryesisht në aksin Shkodër-Lezhë dhe dy të tjera në jug, rruga që lidh Lushnjen me Beratin dhe ajo Pogradec-Korçë.
Një përpunim i të dhënave zyrtare nga Open Data Albania ka dalë në përfundimin se 1646 persona humbën jetën në 7 vitet e fundit në aksidente fatale.
Mbi arsyet na tregon më shumë eksperti Fatmir Hasho:
“Në atë qarkullojnë shumë përdorues rruge, mjetë, biçikleta dhe njerëz që kalojnë nga njeri krah në tjetrin. Që nga Shkodra deri në Koplik apo edhe Han i Hotit, shkelja me e madhe është parakalimi i gabuar ku nuk lejohet.
Qe nga Shkodra deri në Lezhë, po ashtu nga Miloti deri në Lezhë. Në jug kemi rrugën nga Lushnja deri në Berat, nga Pogradeci në Korçë”.
Nga viti 2014 deri në 2020 në rrugët lokale pati 1639 aksidente, me pasojë 276 viktima.
“Nga bashkitë le për të dëshiruar vendosja e sinjalistikës qoftë horizontale, qoftë vertikale, kanë mungesë investimi”.
Të njëjtin problem e konstaton edhe në rrugët urbane dytësore dhe kryesore, të cilat po ashtu përbëjnë një njollë të zezë sa i përket aksidenteve.
“Tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i korsisë së lëvizjes së mjeteve”.
Sipas të dhënave rezulton se rrugët më të sigurta janë autostradat, në të cilat u shënuan 242 aksidente në 7 vitet e fundit.
Ndërsa në rrugët interurbane kryesore si ajo Tiranë-Durrës, problem mbetet mungesa e kalimeve për këmbësoret.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...