Arabia Saudite ka pezulluar edhe me 4 vende të tjera trafikun e saj ajror për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19) që ka pësuar mutacion, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme saudite njoftoi se janë vendosur ndalesa të reja për fluturimet me qëllim për të parandaluar përhapjen e COVID-19 që ka pësuar mutacion.
“Në kuadër të kësaj janë pezulluar fluturimet e avionëve në vend nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia, Vietnami dhe Afganistani. Fluturimet nga Arabia Saudite drejt këtyre vendeve në fjalë do të zhvillohen me leje”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Ministria e Brendshme edhe në muajin shkurt njoftoi pezullimin e udhëtimeve drejt Arabisë Saudite nga 20 vende përfshirë edhe Turqinë me përjashtim për shtetasit, diplomatët dhe punonjësit e saj të shëndetësisë.
Sipas të dhënave të fundit në Arabinë Saudite, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën 7.848 persona ndërsa janë regjistruar 490.464 raste dhe janë shëruar 470.328 pacientë.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda