Gjukanoviq: Maqedonia e Veriut bëri sakrificë të madhe për të zgjidhur problemin me Greqinë

23:13 | 3 Korrik 2021
A. B.

Presidenti malazez Millo Gjukanoviq, ka komentuar edhe arritjen e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ai mes tjerash theksoi se Maqedonia e Veriut bëri sakrificë të madhe për të debllokuar procesin me Greqinë.

“Ne e dimë se një prej atyre çështjeve ka qenë prej kohësh çështja e integrimit të Maqedonisë. Për fat të mirë, u arrit një marrëveshje në atë mosmarrëveshje të gjatë midis Maqedonisë dhe Greqisë, u gjete një zgjidhje tani me Maqedoninë e Veriut falë fleksibilitetit të jashtëzakonshëm të politikës, e cila është për çdo respekt. Tani kemi një bllokim tjetër për shkak të marrëdhënieve me një vend tjetër fqinj, Bullgarinë”, tha për TV21, Millo Gjukanoviq – President i Malit të Zi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme