Banorët e Rugovës duan liri për ndërtim

22:17 | 3 Korrik 2021
S D

Banorët e 14 fshatrave të Rugovës kanë protestuar sot në rrugën Pejë-Rugovë.

Ata e kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për mosndërtimin e rrugëve dhe çfarëdo objekti tjetër në zonën e Rugovës.

Me anë të protestës, ata kërkuan edhe mos mospërfshirjen e zonës private në Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Rugovasit thonë sesi pasojë e këtij vendimi po iu pamundësohet investimi në pronat e tyre, njofton Klan Kosova.

Në anën tjetër, sipas drejtorit për Urbanizëm në Komunën e Pejës, faji për moslëshimin e lejeve të ndërtimit qëndron tek niveli qendror.

Ndërkaq sipas Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kufizimet në këtë zonë janë për shkak të mosmiratimit të Planit Hapësinor të Bjeshkëve të Nemuna.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme