Cili është personaliteti juaj varësisht prej formës së gishtërinjve?!

12:53 | 20 Nëntor 2015
Arbresh.info

Tipi A

AA-2

Ju keni tendencë ti fshihni ndjenjat dhe ju pëlqen të bëheni melankolikë. Nganjëherë doni të dukeni më të fortë dhe më të pavarur se sa që jeni në të vërtetë. Jeni një tip shumë emocional. Jeni shumë i mirë me këdo sapo ta njihni. Jeni person i drejtë dhe i urreni gënjeshtrat, hipokrizinë dhe mashtrimin. Doni të paraqiteni gjakftohtë dhe të fortë. Nuk tregoni shumë emocion. Jeni pak të çuditshëm dhe ekstravagantë. Keni një zemër të madhe dhe u ndihmoni të tjerëve. E kryeni çdo punë edhe nëse nuk ju pëlqen. Ju pëlqen të qeshni shumë edhe me gjëra të cilat nuk janë për të qeshur. Jeni të ftohtë ndaj të huajve, mirëpo shumë emocionalë me njerëzit që i konsideroni të afërt.

 Tipi B

BB

Jeni shumë besnikë. Sapo të bini në dashuri me dikë do t’ia jepni atyre gjithë vëmendjen tuaj dhe gjithmonë do të mendoni për ta. Jeni shumë i ndjeshëm por nuk dukeni ashtu siç jeni.- transmeton arbresh.info. Ju nganjëherë i mbroni ndjenjat e të tjerëve duke pretenduar se nuk dini shumë gjëra. Kur vendosni për të bërë diçka mundoheni deri në fund. Keni frikë se mund të lëndoheni. Ju pëlqen të pretendoni se jeni mirë vetëm kur në fakt nuk jeni. Ju dukeni të qetë edhe kur jeni shumë në siklet për diçka. Dukeni të fortë dhe të pavarur, mirëpo brenda keni një zemër shumë të butë dhe lëndoheni lehtë. Ju pëlqen të imagjinoni gjërat. Gjithmonë keni ëndërruar për dikë që do t’ju kuptojë dhe t’ju dojë.

Tipi C

CC

Prekeni shumë lehtë. Gjërat më të thjeshta ju zemërojnë mirëpo nuk e mbani zemërimin për shumë kohë. Nuk ju pëlqejnë sfidat dhe nuk keni dëshirë të hasni në gjëra të panjohura për ju. I respektoni mendimet e të tjerëve. Keni ego shumë të madhe sidomos kur fjaloseni me dikë. Por pas të gjithave ju jeni i pari që kërkoni falje. Keni dëshirë që ndjenjat dhe problemet tuaja ti mbani për vete. Keni dëshirë që njerëzit të besojnë dhe të llogarisin në ju. Keni një zemër të butë, lëndoheni lehtë dhe sa herë dikush ju kërkon falje i falni sepse nuk mund të qëndroni të zemëruar me dikë për një kohë të gjatë./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme