Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ndau me fansat e saj në rrjetet sociale një varg fotografish së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Dua shihet duke ndezur një buzëqeshje triumfi, duke parë drejt kamerës që po e fotografonte, shkruan “The Sun”, transmeton arbresh.info
Një fotografi tjetër, Lipa kishte pozuar me një xhaketë ngjyrë vjollce me lesh dhe një bluzë të ngjyrosur blu dhe të bardhë.
Një ndjekës shkroi: “O Zot i madh, edhe si foshnje Dua kishte të njëjtën energji”.
Nuk është hera e parë që shohim një Dua Lipa të re – ajo ishte gjithashtu ishte shfaqur si adoleshente në një reklamë për “The X Factor” në vitin 2013.
Në reklamë, Dua shfaqej duke kënduar në kopshtin e saj dhe duke thirrur të tjerët që t’i bashkohen spektaklit të talenteve.
Një fans këmbënguli se ajo duhej të ishte ftuar për të qenë pjesë e “X Factor” dhe jo të realizonte thjeshtë reklamën e tij.
“Ironia që një garuese e rremë nga një reklamë përfundoi të ishte masivisht më e suksesshme se kushdo që garoi në atë spektakël atë vit”, kishte shkruar ndjekësit, statusi i të cilit ishte bërë viral në Twitter.
Kujtojmë se, albumi i saj “Future Nostalgia” vazhdon të mbetet në majë të top listave ndërkombëtare edhe sivjet, teksa vitin e kaluar u shpall albumi më i dëgjuar i një artisteje femër në Mbretërinë e Bashkuar. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...