Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është i fundit që interesohet për transferimin e mesfushorit shqiptar të Arsenalit dhe Përfaqësueses së Zvicrës.
Xhaka është prioritet kryesor i klubit italian, Roma, për ta transferuar në verë pasi është dëshira më e madhe e trajneri të ri, Jose Mourinho.
Megjithatë, edhe pse raportohet se klubi italian është afër një marrëveshje për transferimin e Xhakës në kryeqytetet, nënshkrimi i tij pritet të sjell shumë konkurrencë.
Sipas mediumit Transfer Market Web, klube të shumta në të gjithë Evropën po ndjekin mesfushorin shqiptar të Arsenalit.
Klubi i fundit që ka shprehur interesim për transferimin e kapitenit të Zvicrës është rivali i Arsenalit, Liverpooli.
Xhaka thuhet se po shikohet më vëmendje të madhe nga Liverpooli, ndërsa interesim për transferimin e tij kanë shprehur edhe Juventusi, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Tottenham.
Çmimi i Xhakës u raportua se ishte 20 milionë euro, por paraqitjet brilante në Euro 2020 thuhet se e kanë ngritur atë në një minimum prej 25 milionë eurosh. /Telegrafi/
Gjesti ‘kapet’ me Gresën, e akuzon për shpifje: Mu të shkret...
Vullneti-Rezit: Ta kam gjetur topin që të ka humbur që një j...
Policia kontrollon hotelin pas vdekjes së Liam Payne, kërkoh...
Rusia aprovon traktatin me Korenë e Veriut për ndihmë ushtar...
Humb jetën një 57-vjeçar në Fier, dyshohet se pësoi arrest k...
Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve vizitoi Prokurorin...