Një rrëshqitje e fuqishme dheu, e shoqëruar me vërshimin e ujërave nga përmbytjet ka shembur disa banesa në një qytezë në perëndim të Tokios.
Sipas zyrtarëve 19 persona figurojnë të humbur.
Afro 80 shtëpi u mbuluan nga balta dhe prurjet e përmbytjeve, sipas një zyrtari të Shërbimeve Zjarrfikëse dhe të Emergjencave.
Zyrtari tha se ka gjasa që shumë më tepër persona, ndoshta 100 vetë mund të jenë bllokuar nën masën e dheut dhe shkatërrimit, por shtoi se ende nuk kanë hollësi të mjaftueshme. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti siç ndodh shpesh me funksionarët japonezë, theksoi se po punohet me intensitet për të gjetur gjallë njerëzit.
Rrjeti publik i transmetimeve NHK raportoi fillimisht se 20 persona figuronin të humbur, por zëdhënësi i prefekturës Shizuka tha se autoritetet lokale kanë konfirmuar 19 të pagjetur dhe pritet që numri i viktimave të rritet.
Rreshje të rrëmbyera kanë goditur disa pjesë të Japonisë që në fillim të javës. Ekspertët thonë se në relieving japonez plot me lugina e male, rreziku për rrëshqitje dheu rritet ndjeshëm pas shirave të dendur.
Ndërkaq autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve për evakuim në një zonë të gjerë, përfshirë edhe alarm të Nivelit 5, më i larti për kërcënim nga katastrofa natyrore në një zonë me 35,000 banorë. /VOA
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...