Google ADS

Hoxhaj: PDK parti e shpresës dhe e vendimeve të mëdha

11:22 | 3 Korrik 2021
L G

Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj tha se PDK sot do të tregojë se kjo parti është parti e shpresës dhe është parti e vendimeve të mëdha.

“Jemi mbledhur sot në këtë Konvent të jashtëzakonshme, kjo për ne është e pazakontë sepse është pa kryetarin Veselin dhe presidentin Thaçi. Jam i bindur që do të kthehen faqe bardh sepse lufta jonë ka qenë e pastër dhe po ashtu do ti kthehen edhe PDK-së. Ne miqtë apo bashkëpunëtorët e tyre që kemi udhëtuar bashkë jemi krenar me ta. PDK ka nevojë të reflektoj dhe të modernizohet më tutje. Neve na duhet një koncept i ri i cili do të reflektonte në ekonomi e shoqëri”, tha Hoxhaj. arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme