Komiteti ndërministror për projektin energjetik “Kosova e re”, ka aprovuar statusin e ofertuesit, Kompaninë Conter Global për ndërtimin e projektit Kosova e re.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili tha se nga tash deri në 6 muaj pritet të bëhet përmbyllja financiare e këtij projekti, kurse ndërtimi pritet të ndodh deri në fund të vitit 2016 ose në fillim të vitit 2017.
Ai tha se projekti nuk do të ngarkohen asnjë cent nga buxheti i Kosovës, pasi kompania në fjalë do të ndajë 1 milion euro për ndërtimin e termocentralit.
Ministri Stavileci ka siguruar se çmimet do të jenë të përballueshme për konsumatorët dhe do të zgjidhet një herë e përgjithmonë furnizimi i rregullit energjetik me 500 megavat.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...