Google ADS

Opozita e pafuqishme për t’i kërkuar llogaridhënie Kurtit për dialogun me Serbinë

08:06 | 3 Korrik 2021
L G

Opozita po vazhdon të tregohet e pafuqishme më rolin e saj opozitar brenda Kuvendit të Kosovës.

Të paktën kështu e përshkruajnë “fjetjen” e partive që janë në opozitë njohësit e çështjeve politike kur flasin për rolin e tyre karshi qasjes së kryeministrit Albin Kurti në dialogun më Serbin.

Në një përgjigjeje për arbresh.info, i pyetur se a është opozita e pafuqishme përball Kurtit sa i përket llogaridhënies për dialogun me Serbinë, gazetari Zekirja Shabani është shprehur se Kurti po e shfrytëzon mjaft mirë epërsinë e numrave dhe përmes arrogancës po i shmanget kërkesave të opozitës.

“Të bëmat e së kaluarës janë pengesa kryesore për opozitën që të kërkojë llogari dhe mbajë përgjegjës qeverinë qoftë në raport me dialogun apo veprimet tjera.

Këtë po e shfrytëzon mjaftë mirë kryeministri Kurti”, ka thënë Shabani.

Por për mos thirrjen e një seance për t’i kërkuar llogari, kryeministrit Kurti nga opozita pas takimit me presidentin Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani ka rendititur një sërë faktorësh.

Nga zgjedhjet e brendshëm partiake e deri te dëmtimi i partive opozitare në këtë aspekt sa ishin në pushtet sipas tij janë vetëm disa nga arsyet.

“Partitë si PDK-ja e LDK-ja kanë qenë më herët pjesë e dialogut dhe janë dëmtuar në kredibiltet ndërsa Kurti është ende vetëm në fillim dhe kjo ja pamundëson opozitës për ta sulmuar në këtë aspekt Kurtin. Dhe, relacioni i Lumirit me Vjosën ndikon që ata mos ta akuzojnë shumë Kurtin”, ka thënë Ramadani për Arbresh.info

Kujtojmë e Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë, u takuan më 15 qershor për të rifilluar dialogun mes dy vendeve.

Ndonëse pas kthimit në Kosovë, Kryeministri Kurti nuk mbajti një interpelancë për të folur se çka u diskutua në këtë takim, ai zgjodhi rrjetin social facebook.

“Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjellët.

Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik”, ishte një pjesë e njoftimit të kryeministrit Kurti./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme