Meteorologët, të shqetësuar për “Elsën”, sezoni i uraganeve një muaj para kohe

07:34 | 3 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Meteorologët që monitorojnë Oqeanin Atlantik shprehen të shqetësuar për lajmin se një stuhi tropikale është shndërruar tashmë në një uragan të mirëfilltë, që po zmadhohet gjithmonë e më shumë dhe po i drejtohet Karaibeve.

Por më shumë se dimensionet  e ”Elsës”, shqetësohen për kohën që ajo lindi. Sipas ekspertëve, ky është uragani që është shfaqur më herët në 9 vitet e fundit, rreth një muaj më parë se mesatarja që karakterizon stinën e uraganeve në këtë cep të botës. I fundit që është shfaqur më herët ka qenë uragani ”Chris” në vitin 2012.

Ajo që shqetëson më shumë shkencëtarët është fakti që uraganet që shfaqen furishëm para kohe janë premisë e një sezoni me plot të tillë.

Sipas parashikimeve, ende paraprake, ”Elsa” mund t’i drejtohet në ditët në vijim veriut, ndoshta duke prekur Floridën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme