Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e konventës së dhjetë të këtij subjekti, që do të jetë nesër.
Ai në Edicionin Special ka deklaruar se kjo ngjarje është shumë e rëndësishme në politikën e Kosovës.
“Konventa e dhjetë e PDK-së është e rëndësishme jo vetëm për subjektin tonë, por edhe për gjithë Kosovën, pra në skenën politike krahas kampionatit që është në aspektin sportiv. Në aspektin politik Konventa e PDK-së është ngjarja më e rëndësishme”.
“Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura që nesër t’i presim delegatët e PDK-së e Konventës më të madhe në Kosovë, që i ka gati 800 delegatë që nesër të zhvillohen punimet e saj, ashtu siç edhe e meriton kjo parti”, ka thënë Gjoshi.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...