Ndërpritet vaksinimi në Gjilan, shumë persona kthehen mbrapsht dhe 100 të tjerë janë në pritje

18:03 | 2 Korrik 2021
L G

Ka rreth dy orë që vaksinimi në qytetin e Gjilanit është ndërprerë dhe shumë qytetarë, të cilët kishin caktuar termin për vaksinim janë kthyer mbrapa.

Sipas informacioneve të arbresh.info nga kjo qendër, ndërprerja e procesit të vaksinimit është bërë për shkak të rënies së sistemit.

Si pasojë e kësaj, rreth 100 persona ende po presin për vaksinim dhe shumë të tjerë janë kthyer mbrapsht, duke mbetur kështu pa vaksinim kundër Covid-19, ani pse kishin caktuar termin.

Arbresh.info ka kontaktuar zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti për të kuptuar më në detaje rreth shkaqeve të ndërprerjes së vaksinimit në Gjilan, mirëpo i njëjti nuk i është lajmëruar thirrjeve telefonike për të dhënë të paktën një përgjigje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme