11 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

16:48 | 2 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.723 testime për coroanvirus, ndërsa 11 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 5, Tetovë-3, Manastir-1, Berovë-1 dhe Pehçevë-1.

Nga MSH informojnë se është regjistruar edhe një pacient i vdekur, që ka qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 4 pacientë të shëruar.

Me raste e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni ka arritur në 155.700, prej të cilëve 150.067 kanë ndërruar jetë, ndërsa 5.486 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (2 korrik) është 147.

Të ngjashme