Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje të premten (2 korrik) që të kryhen testime për COVID-19 në shkolla në mënyrë që të shmanget mësimi në distancë.
Testimet, sipas OBSH-së, duhet të bëhen edhe kur nuk zbulohen raste të të infektuarve me koronavirusin e ri.
Organizata i quajti “të dëmshme” efektet e mësimit në distancë.
Më parë, testimet në shkolla ishin rekomanduar vetëm nëse ishin zbuluar disa raste të të infektuarve me koronavirus.
Por, OBSH-ja tash beson se testimi duhet të bëhet edhe nëse nxënësit dhe stafi arsimor, nuk kanë simptoma të sëmundjes.
“Muajt e verës u ofrojnë qeverive një mundësi për të marrë një sërë masash që do të ndihmojnë në uljen e niveleve të të infektuarve dhe shmangjen e mbylljes së shkollave”, tha Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën.
Ai shtoi se mbyllja e shkollave “ka një efekt të dëmshëm në arsimimin, mirëqenien sociale dhe mendore të fëmijëve dhe të rinjve”.
“Ne nuk mund të lejojmë që pandemia të grabisë arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve”, tha Kluge.
Rajoni Evropian i OBSH-së mbulon 53 vende dhe territore, përfshirë disa në Azinë Qendrore.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se mbyllja e shkollave duhet të konsiderohet vetëm si një “masë e fundit” në rastet kur situata epidemiologjike nuk mund të kontrollohet përmes masave tjera./rel
Vranët dhe intervale me diell, moti për sot në Kosovë
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...