Ali Ahmeti: Me Kurtin, diskutuam vëllazërisht për sfidat e përbashkëta

15:53 | 2 Korrik 2021
V. S.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se bashkërisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta të Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe rajonit.

“Ne e mbështesim njëri tjetrin dhe përmbylljen e çështjeve të hapura me njohje të ndërsjellë dhe integrim në Bashkimin Europian si dhe në NATO.Unë kam qenë dhe jam këtu për Kosovën dhe do të mbes gjer në frymën time të fundit”, ka shkruar mes tjerash ai.

Statusi i tij i plotë:

Kënaqësi ta ritakoj Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, me të cilin diskutuam vëllezërisht për sfidat e përbashkëta të Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe rajonit.

Ne e mbështesim njëri tjetrin dhe përmbylljen e çështjeve të hapura me njohje të ndërsjellë dhe integrim në Bashkimin Europian si dhe në NATO.

Unë kam qenë dhe jam këtu për Kosovën dhe do të mbes gjer në frymën time të fundit./arbresh.info/

May be an image of 2 people

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme