Memli Krasniqi nuk e ka asnjë kundër kandidat në garën për kryetar të partisë, kështu ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
“I ka të gjitha karakteristikat që duhet t’i ketë një lider. Ka qenë një garë e hapur. Fakti pse e kemi vetëm ai kandidat do të thotë që të gjithë jemi pajtuar që ta mbështesim Krasniqi në këtë proces. Nuk ka pasur ndikimi, gara ka qenë e hapur dhe kushdo që e ka ndjerë veten që është për këtë pozitë e ka pasur këtë të drejtë.Gara ka qenë e hapur dhe të gjithë ata që e kanë parë të arsyeshëm kanë kandiduar. S’ka kurrgjë kontradiktor”, ka thënë Hamza, shkruan arbresh.info.
Hamza në një konferencë për media tha sot se Krasniqi i ka të gjitha karakteristikat e liderit të partisë, deri sa ka vlerësuar se gara për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së, do të jetë demokratike.
Kujtojmë se kjo parti do të mbaj të shtunën e 3 korrikut do të mbaj konventën për të zgjedhur kryetarin e saj.
Deri tash pas shkuarjes në Hagë të ish-kryetrarit Kadri Veseli më këtë parti ka udhëhequr, Enver Hoxhaj./arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...