Forumi i Prespës/ Kurti shpreh zhgënjimin me BE-në për vizat

13:29 | 2 Korrik 2021
V. S.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në Samitin e Prespës, e ka shprehur zhgënjimin ndaj Bashkimit Evropian për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kurti, konsideroi se Bashkimi Evropian është i ngadaltë në procese dhe se i mungon uniteti.

“Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Si vend që na është mohuar liberalizimin i vizave e kuptojmë zhgënjimin tuaj. BE-ja është e ngadaltë, i mungon uniteti, por megjithatë është shpresa jonë më e mirë dhe  alternativa e vetme që e kemi. Ne i takojmë këtij rajoni. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe jemi shtete fqinje të shteteve të BE-së”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme