Google ADS

Zaev – Bërbabiq: Roamingu falas do të thotë lidhje e pakufizuar

12:33 | 2 Korrik 2021
V. S.

Kryeministri Zoran Zaev në margjinat e “Forumit të Prespës” që mbahet në Ohër, sot u takua me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Zaev dhe Bërnabiq, sipas njoftimi të Qeverisë, janë pajtuar se ngjarja në Ohër që organizuar për të shënuar tre vjet nga Marrëveshja e Prespës e feston suksesin e dialogut dhe përmirëson imazhin e Ballkanit.

“Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie shumë të afërta mes tyre dhe mes popujve dhe qeverive dhe në këtë drejtim ka dakordim që të intensifikohen aktivitetet për hapjen e Qendrës Kulturore të Maqedonisë në Serbi dhe Qendrës Kulturore të Serbisë në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, aspekt i rëndësishëm që përafron vendet është përkushtimi i dy shteteve në avancimin e bashkëpunimit rajonal me fokus agjendë ekonomike.

“Në takim u dakordua që urgjentisht të sigurohen të gjitha kushtet për funksionalitet të plotë të “One Stop Shop”, sistemit për kontroll të kufijve për qytetarët nga dy vendet i cili u ngadalësua për shkak të pandemisë’, thuhet në njoftim.

Bashkëbiseduesit në takim vlerësuan si moment të rëndësishëm vendosjen e roamingut falas për qytetarët e vendeve të rajonit, duke theksuar se hapi i ardhshëm të njëjtën ta bëjnë me vendet anëtare të BE-së./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme