Google ADS

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës: Kjo seancë dëshmon se delegatët e 2 Korrikut kishin të drejtë

11:37 | 2 Korrik 2021
Arbresh.info

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, nënshkrues i deklaratës së 2 Korrikut të vitit 1990 Iljaz Ramajli, ka kujtuar ngjarjet në kontinentit të përpjekjeve të atij brezi për liri dhe pavarësi.

Ramajli në seancë e sontme  shtoi se ngjarjet e mëvonshme që kanë ndodhur në Kosovë dhe ish-Jugosllavisë kanë dëshmuar se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin të drejtë, raporton arbresh.info.

“Përkundër mbylljes së dyerve të Kuvendit delegatët duke qenë të vendosur për të quar përpara këtë detyrim, para dyerve e mbajtën mbledhjen”.

“Shpalljes së deklaratës së 2 Korrikut i kishte paraprirë faktori shqiptar, qëndrimet e partive politike, LDK, artikulonin këto kërkesa gjithë popullore”.

“Sot këtu nuk janë prezent të gjithë gratë dhe burrat që morën pjesë me 2 Korrik, në mesin e të gjallëve është edhe kryesuesi i mbledhjes Bujar Gjurgjialo”.

Gazmend Zajmi, i cili ishte përkujdesur për aspektin juridik e Kushtetues të Deklaratës së 2 Korrikut, është kujtuar në Kuvend përmes një video./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme