“Masazha- 2021”, arrestohen gjashtë persona

11:28 | 2 Korrik 2021
V. S.

Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e angazhimeve të saja aktive në parandalimin dhe luftimin e veprave kriminale, konkretisht Drejtoria për Hetimin e trafikimit me Qenie Njerëzore  (DHTQNJ), me qëllim të marrjes së masave proaktive  dhe verifikimit të  informatave  në terren  ka hartuar planin operativ për inspektimin e salloneve  të masazheve,  i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve komunal, inspektorëve të punës, zyrtarëve të ATK-se, inspektorëve të MINT-se dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër te PK-së.

Plani  operativ ,,Masazha-2021’’ i realizuar  përgjatë këtij muaji në  nivel vendi, ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave të dyshuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”, “Ofrim i Lokaleve për Prostitucion” dhe “Bashkëkryerje“.

Gjatë këtij operacioni policor, nën autorizimin e organeve të drejtësisë dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente janë inspektuar pesëdhjetë e tri (53) lokale, prej tyre njëzë e nëntë (29)  lokale   janë mbyllur nga  inspektorët  komunal si dhe janë shqiptuar  gjoba   për mungesë të arkave  fiskale, mungesa e dokumenteve të  punës  etj.

Nga zyrtarët policorë gjatë këtij operacioni janë legjitimuar njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë (196) persona me shtetësi të ndryshme si, nga Shqipëria, Tajlanda, Italia, Greqia, Rumania, Serbia dhe Kosova, ku të gjithë shtetasit  e huaj  në mungesë të  paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, sipas procedurave janë trajtuar nga  Drejtoria  për  Migrim dhe Huaj si kompetencë e tyre lëndore.

Personat  e dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë.

Policia e Kosovës gjithmonë do te jetë e angazhuar në parandalim të veprimtarive kriminale dhe në shërbim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme