Google ADS

IKD: Gjatë 100 ditëve të Qeverisë Kurti II, nuk është respektuar Kushtetuta

11:03 | 2 Korrik 2021
S D

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka gjetur se gjatë 100 ditëve të Qeverisë Kurti II, në shumë raste nuk është respektuar Kushtetuta, ligji dhe procedura në procesin e shkarkimit të zyrtarëve të lartë publik.

Një gjë e tillë u tha në konferencën për media të IKD-së që po mbahet sot, gjatë së cilës po prezantohet raporti me temën “Pritje dhe rezultate utopike (Analizë e punës 100 ditore të Qeverisë së Kosovës)”.

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala tha se mosrespektimi i Kushtetutës, ligjit dhe procedurave në procesin e lartpërmendur e zbeh qëllimin e mirë të proklamuar në Plan Program, sikurse cenon besimin për qeverisje të bazuar në ligj dhe procedurë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, sipas kësaj analize, ndër pikat e dobëta të Qeverisë Kurti II mbetet mungesa e planifikimit dhe caktimit të prioriteteve në pajtim me agjendën evropiane dhe procesin e integrimit evropian.

“Agjenda legjislative e cila ka përcaktuar miratimin e 191 ligjeve brenda vitit 2021 është një plan ambicioz i cili në praktikë është e pamundur të realizohet. Kur kanë kaluar gjashtë muaj të vitit 2021, nga 191 ligje të parapara për miratim gjatë vitit 2021 deri më tani në Kuvend është miratuar vetëm një ligj, ndërkaq një ka kaluar në shqyrtim të parë.”, thuhet në këtë analizë.

Ndryshe, tutje hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala ka thënë se edhe qeveria e tanishme, Qeveria Kurti II, edhe përkundër zotimeve për qeverisje me “duar të pastërta”, është përbërë nga njerëz të cilët kanë probleme ose kanë pasur probleme me ligjin.

Një gjë të tillë Shala e tha në konferencën për media të IKD-së që po mbahet sot, gjatë së cilës po prezantohet raporti me temën “Pritje dhe rezultate utopike (Analizë e punës 100 ditore të Qeverisë së Kosovës)”.

Sipas analizës së IKD-së, para ardhjes në qeveri, njëra prej kritikave të partisë tanimë në pushtet ishte qeverisja me njerëz, të cilët kanë probleme me ligjin, duke vlerësuar se është ndërtuar standard i qeverisjes përmes njerëzve të akuzuar për korrupsion.

Megjithatë, sipas IKD-së, përkundër zotimeve për qeverisje të pastër, edhe Qeveria Kurti është përbërë nga njerëz, të cilët kanë probleme ose kanë pasur probleme me ligjin.“Liburn Aliu, është ministri i Qeverisë Kurti, i cili këto 100 ditë ka qeverisur duke pasur aktakuzë aktive për korrupsion.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, e cila aktakuzë është hudhur nga Gjykata e shkallës së parë më 14 qershor 2021.

Përkundër faktit se ministri Aliu ka pasur një aktakuzë aktive, ai nuk ka dhënë dorëheqje apo nuk është shkarkuar, qoftë edhe para se të hudhej nga shkalla e parë aktakuza ndaj tij.”, thuhet në analizën e IKD-së.

Tutje, IKD përmend edhe faktin se më 1 prill 2021, Qazim Rrahmani u emërua në pozitën e zëvendësministrit të Financave, përkundër faktit se ai paraprakisht ishte i dënuar për korrupsion, përkatësisht për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme