Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Deklarata 2 Korrikut i dha fund nënshtrimit serb.
Në fjalën e saj, Presidentja Osmani në seancën solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, Osmani shtoi se shpallja e deklaratës i hapi rrugë artikulimit të shtetësisë së Kosovës, raporton arbresh.info.
Osmani gjithashtu shtoi se Kosova është vend i lirë dhe sovran dhe i tillë do të qëndrojë gjithmonë.
“Akti që po e kremtojmë sot në seancë është njëra ndër ngjarjet e rëndësishme për kombin dhe vendin tonë. Sot po e jetësojmë çdo ditë shtetin e Kosovës dhe është momenti që ta kujtojmë çdo ditë kontributin e tyre”.
“Dua të kujtojë çdo ditë kontributin e delegatëve gra, koha e gërryen jetën e njerëzve prandaj disa nga delegatet e atëhershme kanë kaluar në amshim. Deklarata Kushtetuese e miratuar ishte akt politik e juridik që Kosova nuk pranoj t’i nënshtrohej serbëve”.
“Me shpalljen e deklaratës ata i hapën udhë artikulimit të shtetësisë së Kosovës. Sot Kosova është vend i lirë dhe sovran dhe i tillë do të qëndrojë gjithmonë”./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...