Kryetari i KQZ-së, priti në takim shefin e misionit të OSBE-së, diskutuan për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021

10:43 | 2 Korrik 2021
S D

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Në fillim të takimit, Radoniqi njoftoi ambasadorin Davenport lidhur me përgatitjet që po zhvillohen për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe më ecurinë e përgjithshme të zbatimit të aktiviteteve të ndryshme zgjedhore, transmeton arbresh.info.

Kryetari i KQZ-së, falënderoi shefin e misionit të OSBE-së për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë në fushën e zgjedhjeve dhe për KQZ-në.

Në anën tjetër, ambasadori Davenport, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritashëm dhe uroi sukses në organizimin e këtyre zgjedhjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme