Jose Mourinho beson se Anglia do të shkojë në gjysmëfinale.
Anglia do të përballet me Ukrainën nesër në “Stadio Olimpico” në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, duke folur për të përditshmen angleze, The Sun, ka favorizuar “Tre Luanët” për këtë sfidë.
Mirëpo, tekniku portugez sugjeroi se ai do t’i linte të pushojnë dyshen e mesfushën Declan Rice dhe Kalvin Phillips të cilët rrezikojnë suspendimin nga kartonët e verdhë.
“Unë jam i bindur që Anglia do të mundë Ukrainën saqë nëse do të isha në krye do t’i pushoja mefushorët Declan Rice dhe Kalvin Phillips për t’i shpëtuar ata në gjysmëfinale,” tha ai.
“Dhe Southgate nuk duhet të ndalet këtu sepse ai gjithashtu duhet të konsiderojë edhe pushimin e Harry Meguire në mënyrë që ai të jetë kyç për mbrojtjen për javën e fundit të kampionatit”, shtoi ai.
“Për Maguire, pushimi do të ishte perfekt dhe ai do të zëvendësohej nga Tyrone Mings i cili ka qenë fantastik. Maguire po vuan paksa nga lodhja fizike dhe pushimi i tij do ta rikuperonte atë dhe në të njejtën kohë do ta ruante pa suspenduar dhe të gatshëm për gjysmëfinale”, përfundoi Jose Mourinho./lajmi.net/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...