Maqedonia e Veriut: Vitin e kaluar ka pasur më shumë të vdekur sesa të lindur

09:08 | 2 Korrik 2021
A. B.

Gjatë vitit të kaluar janë lindur gjithsej 19.031 fëmijë dhe kanë vdekur 25.755 persona.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në Maqedoni, vitin e kaluar në qytet janë lindur 11.258 fëmijë ose 59.2% nga numri i përgjithshëm i të lindurve, ndërsa 7.773 ose 40.8% janë fëmijë nga fshati. Rajoni i Shkupit është i pari sa i përket lindjeve me 38.8%, ndërsa më pak rajoni i lindjes me 6.1%.

Mosha mesatare e nënës gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve në qytete është 29.8 vjet, ndërsa 28.4 vjet mesatarja në fshat. Mosha mesatare te lindjet e para në qytet është 28.1, ndërsa në fshat është 25.9.

Në qytetet e Maqedonisë kanë humbur jetën 15.948 persona ose 61.9%, ndërsa 9.807 persona ose 37.1% janë nga fshati. Më së shumti vdekje ka rajoni i Shkupit me 28.5%, ndërsa më pak rajoni i Vardarit me 8.1%.

Mosha mesatare e personave të vdekur në qytetet është 73.1, ndërsa në fshat 73.6./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme